Moderatorja e njohur shqiptare, Einxhel Shkira, dhe partneri i saj, Dj Dagz, morën pjesë në dasmën e Tatarukës, një prej miqve më të mirë të Dj Dagz dhe Dj PM prej shumë vitesh.

Dagz ishte veshur më elegant se zakonisht, me një kostumin e zi që duket ta ketë joshur shumë Einxhelin. Moderatorja, me nuanca humori, ka zbuluar edhe planet në vijim.

“Nëse vazhdon të duket kaq “hot”, do t’i propozoj atij së shpejti”, është shprehur Einxhel. Nuk e dimë nëse pas këtij paralajmërimi, Dagz do tregohet më i ‘shpejtë’ duke i propozuar para se një gjë të tillë ta bëj Einxhel.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Einxhel Shkira (@einxhel_shkira)