Moderatorja e njohur shqiptare, Einxhel Shkira, dhe partneri i saj, Dj Dagz, janë gjithnjë shumë të komentuar dhe në qendër të vëmendjes.

Së fundmi, DJ Dagz ka publikuar një story në Instagram, ku bën me dije se Einxhel i ka kërkuar një hamburger nga Kosova dhe sigurisht që Dagz ia ka plotësuar kërkesën partneres së tij.

“Ai momenti kur @einxhel_shkira lyp hamburger Kosove dhe unë jam aq i mirë sa gjej dhe zgjidhje që t’ia mbaj të ngrohtë”- shkruan Dagz.

Menjëherë, Einxhel ka postuar foton e Dagz duke shkruar: “Burri më i mirë në botë”.