Një nga çiftet më të njohur, që fitoi simpatinë e miliona fansave, ishte padyshim Shakira dhe futbollisti spanjoll, Gerard Pique. Ndarja e tyre shkaktoi habi të madhe për të gjithë, pasi të dy dukeshin gjithmonë të dashuruar në paraqitjet e tyre të përbashkëta.

Por, fundi erdhi në mënyrë të palavdishme me zërat për tradhti. Ylli kolumbian në një intervistë ka deklaruar se ka kaluar një nga periudhat më të vështira në jetën e saj, pasi për një grua që beson në vlerat dhe institucionin e familjes, të shohë familjen e saj duke u shpërbërë është një nga situatat më të dhimbshme, që ajo mund të përballet.

Megjithatë, shtoi ajo, femrat janë shumë të forta dhe gjithmonë kanë sukses në fund. Edhe sot këngëtarja dëshmon ndryshimin e saj të madh pas ndarjes dhe tërheq vëmendje në media.

Më konkretisht, si protagoniste në filmin festiv të Burberry-t, ‘The Night Before’ , ajo shfaqet plot elegancë dhe finesë. Nuancat nud, duken përmes pëlhurave dhe detajet e vogla të ndezura, të shoqëruara me aksesorë luksoz. Një version i rinovuar i imazhit të nënës së dy fëmijëve, i cili thekson feminilitetin e saj të veçantë, i cili mbetet i freskët, por mbi të gjitha natyral. Dallimi i madh u gjet tek flokët e saj dhe Shakira duket më e ndritshme se kurrë!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Burberry (@burberry)