Moderatorja shumë e dashur për publikun, Dojna Mema, është shumë aktive në rrjetet sociale. Edhe pse kanë kaluar pak javë nga lindja, Dojna nuk nguron të ndajë me ndjekësit momente nga jeta e saj si nënë e re.
Së fundmi, moderatorja ka publikuar disa foto, me djalin e saj Nolan Sol, ku shfaqet duke e ushqyer me gji. Ajo rrëfen se këto janë momentet më të bukura për të, ndonëse tregon se gjidhënia është sfida më e vështirë dhe emocionuese me të cilën po përballet.
“Këto janë momentet e mia më të bukura me ty. Kur dua të të përqafoj e mos të lë të rritesh sepse e di që s’do të jesh asnjëherë kaq i vogël sa sot.
Gjidhënia është sfida më e vështire dhe emocionuese me të cilën po përballem që nga dita e parë, por me ty mam asgjë s’më duket e pamundur.
Për të gjitha ditët që dua të heq dorë, të kam ty për të më kujtuar se më ke bërë dhuratën më të bukur në botë kur më zgjodhe të isha mami yt”, ka shkruar Dojna Mema në rrjetin social Instagram.
View this post on Instagram