Çifti i shumëpërfolur dhe mjaft i dashur nga publiku shqiptar, Bora Zemani dhe Donald Veshaj duket se janë bashkuar dhe kanë vendosur të rikthehen në krahët e njëri-tjetrit. Ndonëse asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar bashkimin, detajet e fundit tregojnë të kundërtën.

Një bluzë sportive e veshur nga Donaldi në emisionin e vëllezërve Veshaj “Më lër të flas” i ka vënë vulën bashkimit të dyshes simpatike.

Në emisionin e së premtes, Donaldi u shfaq me një bluze, që më parë është veshur edhe nga moderatorja e emisionit “Përputhen”, Bora Zemani.

Ky është një detaj shumë interesant që duket se konfirmon ribashkimin e çiftit që pëlqehet aq shumë nga publiku shqiptar dhe mezi e pret konfirmimin nga të dyja palët.

Dyshja janë parë edhe më herët të bëjnë shopping në Itali, por edhe në sfilatën e Valdrin Saitit, ku të dy ishin të ftuar.