Po bëhen gati tre muaj që nga koha kur u kuptua kriza, ose ndoshta dhe ndarja e këngëtarit Blero dhe gruas së tij, Afronës.

Çifti ndanë rrugët befasishëm, pa bërë tre vite martesë. Për këtë pjesë, ata nuk folën direkt e publikisht por bënë mjaftueshëm kunja e mesazhe të koduara sa për ta kuptuar publiku situatën.

E një përgjigje e Afronës ka bërë lëmsh ndjekësit sot. Dikush e ka pyetur nëse është beqare. Bukuroshja i është përgjigjur me një “hmmm”.

Modelja është në dyshime sepse nuk e ka mbaruar në tërësi raportin me Bleron apo është në nisje të diçkaje të re? Për këtë përgjigje, me gjasë do të na duhet të presim edhe pak.