Moderatorja, Lei Kraja është një nga vajzat më seksi të showbizit shqiptar. Kjo ka bërë që ajo të ketë shumë ndjekës në rrjetet sociale.

Së fundmi, Lei i ka dhënë mundësinë fansave të saj në Instagram të bëjnë pyetjet që dëshirojnë dhe kurioziteti ka qenë i madh. Madje, moderatorja nuk ka nguruar të zbuluar edhe detaje nga jeta e saj private.

E pyetur, nëse do të lidheshe me një djalë të thjeshtë dhe të edukuar, ajo ka thënë: “Gjithmonë jam lidhur me çuna të thjeshtë dhe të edukuar”.

Kjo ka bërë që publiku të jetë edhe më i interesuar se kë ka bukuroshja në krahë, pasi gjithmonë ka qenë shumë e rezervuar.