Edhe pse ka pak vite në tregun muzikor shqiptar, Loredana Zefi është një nga këngëtaret më në zë dhe nga reperet më të preferuara nga publiku shqiptar.

Ajo u bë e famshme edhe nga ish-partneri i saj, Mozzik, me të cilin pati disa bashkëpunime muzikore. Më pas ajo nisi të sillte edhe disa këngë solo dhe që prej asaj kohe, është një nga këngëtaret më të dëgjuara.

Por fama e saj nuk është vetëm në trojet shqiptare. Loredana po korr suksese të mëdha në karrierë edhe jashtë vendeve shqipfolëse. Së fundmi, fotografia e reperes shqipare është shfaqur në billboard-in gjigand të Time Square në Neë York.

Ka qenë platforma muzikore Spotify që ka publikuar foton në sheshin e qytetit amerikan, teksa e ka postuar edhe në rrjete sociale, në formën e një bashkëpunimi me Loredanën.

Publikimi i fotos nga Spotify tregon se Loredana është një artiste e dëgjuar dhe shumë e suksesshme, që preferohet shumë në botë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Spotify (DE, AT, CH) (@spotifyde)