Prej disa ditësh, këngëtarja e njohur, Elsa Lila është kthyer në vëmendjen e mediave. Elsa u bë aktive disa muaj pasi u arrestua nën akuzën për përfshirje në një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës.

Këngëtarja ka hapur profilin e saj zyrtar në Instagram, ndërkohë sot po vazhdon me postimet, duke paralajmëruar rikthimin në muzikë dhe këngën e re.

Ajo ka postuar disa foto të realizuara në studion e Fadil Berishës, krahas së cilave i falenderon të gjithë për mbështetjen.

“Faleminderit te gjitheve per mbeshtetjen! Ju dua dhe me mungoni. Shihemi shpejt ne Shqiperi!”, ka shkruar Lila në postim.