Këngëtarja shumë e përfolur e showbizz-it shqiptar, Enca Haxhiu, është me pushime në Greqi, në Mykonos. Duket se këngëtarja po relaksohet në këto ditë të nxehta vere në tokën helene.

Gjatë kësaj periudhe, ajo nuk ka ngurruar të publikojë foto dhe video në rrjetet e saj sociale, kryesisht në Instagram, aty ku ndiqet nga plot 2.4 milionë fansa.

Megjithatë, këtë herë këngëtarja duket se nuk është mjaftuar vetëm me linjat e saj të nxehta. Ajo, si rrallëherë duhet thënë, ka postuar në “Instastory” një foto, ku shfaqet teksa puth partnerin e saj misterioz.

Në këtë mënyrë, Enca ka konfirmuar edhe lidhjen e saj të dashurisë, por ende nuk është mësuar identiteti i partnerit të saj. Megjithatë, fotoja e publikuar e Encës po bën xhiron e rrjetit.