Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj së shpejti do bëhen prindër për herë të parë dhe këtë moment, duket se po e presin me padurim. Ndërkohë, nuk kanë munguar postimet në rrjete sociale sidomos nga këngëtarja Eni, e cila zbulon dita-ditës më shumë detaje të reja.

Ditën e sotme, këngëtarja e njohur ka treguar nepsin e shtatzënisë, ku mesa duket janë ëmbëlsirat. Eni ka në dorë një kek me çokollatë e karamel ndërsa më lart, shkruan: “Fiksimi i momentit”.

Kujtojmë që këngëtarja Eni Koci dhe Genc Prelvukaj, janë në pritje të një vajze dhe kanë marrë shumë vëmendje kohët e fundit në mediet rozë.

Ndërsa pak ditë më parë, Koci festoi ditëlindjen dhe bashkëshorti Genc Prelvukaj, i bëri një urim fantastik, duke skruar:

“Urime ditëlindjen vajza më e bukur në shpirt që kam njohur ndonjëherë. Je soj i njeriut që të bën të lumtur në ditën më të rëndë, të bën të fortë kur ndjehesh i dobët, të bën si shkëmb edhe kur jeta ti ngatërron rrugët dhe të jep motiv kur të duhet më shumë se kurrë.

Jeta ka ngjyrë me ty, ndaj të dua çdo mëngjes e darkë pranë. Të kam “shok” dhe nuk shijoj asgjë po se ndava me ty. Mirësia jote nuk ka kufinj, sikur qielli. Unë dua të jetosh sa më gjatë, shëndetshëm dhe e buzëqeshur. Se nuk e meriton askush më shumë se ti.

Çdo gjuhë është e varfër për të përshkruar saktë dhe më vjen inat që nuk arrij ta kthej ndjenjën në fjalë. Të dua lule e bukur”.