Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi, ka bërë një rikthim të madh në skenën e muzikës shqiptare pas një pushimi shumë të gjatë. Era tashmë ka publikuar projektet “Bebe” dhe se fundmi “Tkrkt”, që janë pëlqyer shumë nga publiku dhe numëron miliona klikime në YouTube.

Krahas kësaj, këngëtarja e njohur po vazhdon të jetë aktive edhe në rrjetet sociale, e sidomos në “Instagram” ku ndiqet nga 1.4 milionë fansa.

Fotot që Era publikon, marrin gjithmonë vëmendje, ashtu sicc ka ndodhur me disa imazhe të radhës, ku ajo u shfaq gjysmë nudo, vetëm me bikini.

Artistja shihet në disa foto mjaft provokuese, e veshur në rroba banjë me ngjyrë të verdhë të kombinuar me atlete dhe çorape ngjyrë vjollcë dhe syze dielli.

Era theksoi linjat e formësuara të trupit të cilave iu kushton një kujdes të madh dhe shfaqet përherë në formë. “Kisha një mysafir të veçantë që erdhi sot”, ka shkruar Era në mbishkrimin e fotografive.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi)