Reperit të njohur Bardhit, i është publikuar një video në TikTok ku shihet me veshjen e njëjtë të cilën e kishte përdorur në emisionin “Më lër të flas” dhe më pas në dasmën e Njomzës dhe Rinorit.

Artisti ka marr videon dhe e ka postuar në profilin e tij në Instagram si përgjigje për personin që e ka shpërndarë dhe publikun.

Përmes fjalëve që ka shkruar, Bardhi ka emocionuar ndjekësit e tij pasi tha se paratë që fiton nuk i shpenzon në rroba pasi nuk është milioner, por i njëjti ua jep prindërve të tij.

Ai poashtu tha se edhe po të fitonte më shumë nuk do të blinte rroba të shtrenjta pasi nuk është i tillë.