Dita e djeshme ishte një ditë e veçantë për çifti e njohur, Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi. Ata festuan përvjetorin e martesës dhe kanë vendosur të udhëtojnë drejt kryeqytetit italian, Romës.
Ka qenë moderatorja Ami ajo që ka ndarë disa foto tepër të ëmbla me partnerin e saj, duke bërë edhe urim tepër të bukur.
“Gezuar përvjetorin e marteses dashuria ime, bashkeudhetari im i jetes, Ermal Mamaqi! Me ty ne cdo kohe, bashke ne suksese apo sfida, jeta eshte nje eksperience jashtezakonisht e bukur! Te Dua!”, ka shkruar ajo krahas fotove.
Ami dhe Ermali janë prindër të dy fëmijëve dhe e kanë nisur historinë e tyre të dashurisë shumë vite më parë, që kur të dy ishin pjesë e emisionit “Portokalli”.
View this post on Instagram