Çifti shumë i dashur nga publiku, Elita Rudi dhe reperi Gjiko, festojnë diten e sotme përvjetorin e tyre te martesës. Ata mbushin plot 4 vite nga momenti që i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit.

Ka qenë moderatorja Elita Rudi ajo që e ka kujtuar këtë çast të paharrueshëm në rrjetin social Instagram. Elita ka postuar disa foto nga dasma e tyre.

Keto foto, Elita i ka shoqëruar me disa fjali tepër të bukura. “Je i vetmi që dua të bezdis gjithë jetën.

Dua të ecim përdore kur të jemi 80 vjeç dhe të themi: “Ia dolëm”. Këta sy, i dashur…nuk gënjejnë kurrë!”, ka shkruar Elita ne rrjetin social Instagram.