Këngëtarja shqiptare, Fjolla Morina, ka zgjedhur Instagramin e saj për të thumbuar disa njerëz, duke shkruar se njeriu i cili nuk ka turp, është objekt i studimit të psiskopatologjisë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet e saj sociale, Fjolla publikoi një foto, ku krahas shkroi: “Njeriu i cili nuk ka turp dhe nuk skuqet ka defekte në personalitetin e tij.

Edhe nëse ka defekte në personalitetin e tij atëherë ai është objekt i studimit të psikopatologjisë. A po më kuptoni?”, shkroi këngëtarja e njohur.

Kujtojmë që Fjolla Morina ka qenë në qendër të vëmendjes pas arrestimit të saj në doganën e Morinit, teksa po kalonte kufirin drejt Kosovës, kishte armë me vete…