Moderatorja e njohur, Fjoralba Ponari, prej vitesh e ka prezantuar partnerin e saj, i cili nuk është personazh publik. Ata bashkëjetojnë dhe kanë një raport të konsoliduar teksa pak kohë më parë, Fjoralba deklaroi se po mendojnë edhe martesën.

Së fundmi, duket se janë afër edhe planet për fëmijë. Moderatorja ka postuar një foto të të dashurit të saj me një fëmijë në Instagram.
Krahas saj, ka shkruar: “Foto si kjo mund të bëhen shkak vendimesh të rëndësishme!”, duke lënë të nënkuptohet se po mendojnë të bëhen prindër.

Pak javë më parë, ajo ka zhvilluar një intervistë vrituale me ndjekësit e saj në Instagram, ku ka zbuluar detaje rreth jetës së saj. Mes të tjerash një ndjekës e ka pyetur Fjoralbën nëse ka plane për fëmijë.

“E dashuroj idenë e të pasurit një fëmijë për 5 sekonda, por pastaj ftillohem sepse angazhimet, synimet dhe shëndeti im mendor thonë jo!” shkroi Fjoralba.