Jennifer Lopez, e sapomartuar me aktorin Ben Affleck, po përpiqet që të mbajë emocionet e saj nën kontroll, teksa ajo pozon për disa foto buzë detit, foto që duhen për një fotosesion me një kompani të njohur.

Këngëtarja amerikane, 53 vjeçe, pozoi me recipeta dhe një fund të shkurtë në brigjet e Capri në Itali, si dhe më pas u pa e veshur me një fustan të zi, duke mbajtur një gotë në foto të tjera.

Ajo u martua me yllin hollivudian, Ben Affleck, 49 vjeç, në Las Vegas muajin e kaluar. Dasma e Jen dhe Ben erdhi pothuajse dy dekada pasi çifti u takuan për herë të parë.

Marrëdhënia e tyre filloi kur JLo dhe Ben filluan të takoheshin në vitin 2002, në xhirimet e filmit të tyre romantik/komedik, “Gigli”.

Megjithatë, në vitin 2004, të dy e ndërprenë fejesën e tyre të parë. Lidhja e tyre e dashurisë përparoi kur ata rindezën marrëdhënien e tyre në uajin maj. Dyshja u pajtuan, pasi Jennifer Lopez u nda me ish-yllin e Yankees, Alex Rodriguez, 46 vjeç, në prill të vitit 2021.