Këngëtarja e njohur shqiptare, Jonida Maliqi, prej disa ditësh ndodhet në Romë të Italisë. Edhe pse larg Shqipërisë, artistja është pranë ndjekësve të saj, me postimet që bën në rrjetin social Instagram.

Së fundmi, përmes një postimi në “Insta Story”, ajo tregoi këmbën e saj të enjtur dhe pak të nxirë. E për këtë incident, e ka gjetur dhe “fajtorin”, duke i lënë fajin syrit të keq. Nuk dihet saktësisht se çfarë i ndodhi këngëtares, por shpresojmë që të jetë diçka e lehtë dhe t’i kalojë sa më shpejt.

Jonida Maliqi prej shumë vitesh është një prej këngëtareve më të njohura në industrinë e muzikës shqiptare dhe shpeshherë, një prej më të pëlqyerave me projektet e saj muzikore.

Projekti i fundit muzikor i Jonida Maliqit, daton para dy muajsh, me këngën që publikoi që titullohet “Hije”. Në kanalin e saj në YouTube, kjo këngë është pëlqyer shumë dhe ka marrë gati 1 milionë shikime.