Së fundmi, bloggerja e njohur shqiptare, Megi Pojani ka qenë në qendër të vëmendjes jo vetëm për fotot provokuese qe publikon ne rrjetet sociale, por edhe për spekulimet se është në një lidhje me futbollistin e Kombetares kuqezi, Endri Çekiçi.
Edhe pse dyshja nuk kanë pranuar asgjë publikisht, fansat kanë kapur detaje që tregojnë se kanë kaluar pushimet së bashku.
Në profilin e saj në Instagram, Megi Pojani ka publikuar një fotografi në “Insta Story”, ku pozon me një këmishë të hapur.
Megi ka vënë në pah gjoksin e saj. Influencuesja, e cila njihet për tipin e saj pa komplekse, ka surprizuar me diciturën që shkroi krahas fotos: “Mendoj se gjoksi im është perfekt dhe meriton minimalisht një certifikatë vlerësimi”, shkroi Megi Pojani.