Këngëtarja e njohur shqiptare, Aida Doçi ka konfirmuar se është në pritje të një fëmije, me anë të një video të publikuar në rrjetin social Instagram.

Aida ka publikuar disa video njëra pas tjetrës në profilin e saj, ku shihet e kuruar në detaje me një fustan të gjatë ngjyrë blu…

Por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte barku i rrumbullakosur, të cilin nuk është munduar ta fshehë. Thashethemet se ajo është shtatzënë kanë qarkulluar prej disa javësh.

Tashmë, nuk ka më nevojë për thashetheme, pasi shihet dukshëm që këngëtarja e njohur është shtatzënë dhe është në një pritje të ëmbël.