Një fenomen tepër shqetësues është grabitja. Ndodh shpesh që njerëzit të grabisin sende me vlerë apo para nga një institucion apo person tjetër, duke u kthyer në një shqetësim të madh shoqëror.

Një shqiptar që jeton në Zvicër, është rikthyer në vendlindje për pushime, në Gjilan të Kosovës, por është përballur me një ngjarje shqetësuese.

Në mesazhin e mbërritur në redaksinë JOQ, shqiptari nga Kosova thotë se një vajzë 30-vjeçare i ka vjedhur djalit të tij një varëse floriri me një vlerë prej 2200 euro.

Denoncimi: “Dua të bëj nje denoncim. Jam një djalë nga Kosova, jetoj dhe punoj në Zvicër. Kam ardhur me pushime në Kosovë dhe me ka ndodhur një rast me një vajzë e cila është rreth 30 vjeç.

Ajo i ka vjedhur djalit tim floririn në qafë, që kushton 2200 euro. Djali im është 7 vjeç dhe ka pasur tumor në kokë. Shikoni se çfarë i ka berë. E kam paraqitur rasin në polici dhe ajo vajzë është në kerkim.

Kjo vajzë bën vjedhje vetem te fëmijët dhe desha ta bëj poblike edhe foton. I gjithë Gjilani është ne hall nga kjo vajzë. Albina e ka emrin”, shkroi denoncuesi.