Kourtney Kardashian tregoi trupin e saj në formë të shkëlqyerm në një foto të re që ajo ndau në “Instagram Stories” ditën e sotme. Personaliteti televiziv, 43 vjeçe, veshi një kostum trupi me print leopardi ndërsa përgatitej për një seancë rinovuese “Pilates”.

Nëna e tre fëmijëve ka qenë në lëvizje me biznesin e saj, bashkëpunimet dhe duke mbështetur bashkëshortin e saj, Travis Barker, pas frikës së tij shëndetësore së fundmi.

Ajo nxori në pah këmbët e saj të tonifikuara në një pjesë të vetme, e cila përfshinte një rrip të bërë nga i njëjti material për të theksuar belin e saj.

Kourtney pozoi duke i shtrirë flokët e saj të gjatë me duar dhe zgjodhi të mbyllte sytë ndërsa filloi të çlodhej dhe të pushonte për rutinën e saj të shpejtë të fitnesit.