Aktori i njohur shqiptar, Bes Kallaku, njihet për humorin e tij dhe është gjithnjë në qendër të vëmendjes. Së fundmi, ai ka publikuar një foto me vajzën e tij, Ajkën.

Vajza e Besit, shihet teksa i bën një maskë babait. Një moment mjaft bukur dhe i admirueshëm i tyre. “Ehhh kush ka goca, botën ka!”- shkroi Bes Kallaku mbi foton e publikuar.

Duket se familja e Bes Kallakut është më e bashkuar se kurrë. Në një intervistë më herë, gruaja e Besit, Xhensila, zbuloi se si aktori i ka propozuar për martesë.

“Për propozimin e martesës, ne ishim në Meksikë në Cancun dhe Besi kishte organizuar gjithçka buzë oqeanit. Një shtëpi me tenda, me ata mariaçët që do hynin ndërkohë që Besi do më propozonte për martesë.

Dhe pikërisht një natë më përpara unë pash këtë skenën me një çift tjetër. I thashë Besit ‘ua sa bukur Besi lum si ajo’. Ai nuk dinte ku të fuste kokën, u mërzit pak”, tha mes të tjerash Xhensila.