Ky Ferrari 400 Superamerica i vitit 1961, po del në ankand për t’u shitur. Ferrari 400 Superamerica Series I Coupé Aerodinamico, i vitit të largët 1961, që po kalon bllokun e ankandit përmes Gooding & Company, që do të zhvillohet më 20 gusht.

Kjo makinë e mbajtur në gjendje të shkëlqyer, ka më pak se 15,000 kilometra në të. Shasia nr. 2809 SA, ka një prejardhje të pandërprerë që nga Count Giovanni Volpi di Misurata, themeluesi i Scuderia Serenissima.

Një motor V-12 4.0 litërsh me 320 kuaj fuqi, i jep fuqi galopante kësaj makine të veçantë. Me një brendshme të veshur me lëkurë duhani Connolly, makina mbetet në gjendje kryesisht të parestauruar.