Moderatorja e njohur shqiptare, Bora Zemani, u rikthye në ekran me spektaklin “Dancing with the Stars”. Nisja ishte spektakolare, me vetë Borën si prezantuese u bë pjesë e performancës në kërcim.

Megjithatë, performanca e Borës është konsideruar si një kopjim nga ana e Luana Vjollcës, e cila të njejtën performancë, e kishte bërë para disa kohësh.

Me anë të një postimi, Luana kishte një mesazh të drejtpërdrejtë për Borën. “Po e lë këtu meqë mund t’iu duket e parë. Luana, askush nuk e bën si ti dhe ky është fakt i madh” – thuhet në postimin e shpërndarë nga vetë Luana.

Kujtojmë se Luana Vjollca shumë shpejt, kthehet në ekran, këtë herë në Klan, pasi ndau rrugët 15 vjeçare me Top Channel, shtatorin e vitit të kaluar. Projekti që do e rikthejë titullohet “Zemërluana”.