Nuk është më një sekret: Luana Vjollca do të jetë pjesë e Tv Klan. Moderatorja ka zbuluar edhe emrin e programit, që do të titullohet “Zemër LUANA”

“Mezi po pres të ritakohem me ju o ZEMER LUANA -t e mi! Përherë dëshiroj që në ditën time të lindjes dhuratën t’jua bëj unë.

E lumtur ta ndaj me ju që rikthehem aty ku përkas, në skenë, në ekranin gjigand të TV Klan për t’u takuar së bashku primetime me atë që jam e bindur do të jetë programi juaj i preferuar sërish! Ju jeni arsyeja dhe motivimi im, secili prej jush që më ka kërkuar vazhdimisht të rikthehem, uroj t’jua shpërblej”, shkroi Luana në Instagram.

Moderator Ardit Gjebrea ka publikuar një foto me Luanën, ku i ka uruar mirëseardhjen në Tv Klan: “Mirë se vjen Luana Vjollca. Duke qenë se jemi në një stinë magjike, i tillë qoftë dhe rrugëtimi yt në familjen Klan me projektet e tua”, i shkroi Arditi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ardit gjebrea (@arditgjebrea)