Prezantuesja e njohur e televizioneve shqiptare, Marina Vjollca, është një prej femrave më të suksesshme në vendin tonë, por në gati, duket se lë për të dëshiruar.

Prej vitesh tashmë në një lidhje dashurie me reperin e njohur Getoar Selimit, Marinës i duhet shpeshherë të gatuajë në shtëpi, por kjo duket se nuk është arma e saj më e fortë.

Edhe vetë prezantuesja, e ka treguar këtë fakt, me postimin e saj të fundit në “Insta Story” në rrjetin social Instagram. Marina ka tentuar të bëjë një picë, por ka dështuar.

“Hera e parë që doja të bëja pizza vetë”, shkroi Marina bashkëngjitur fotos së picës, ku shihet se nuk është aspak e ngjashme me një picë normale. Por prezantuesja e ka kaluar me të qeshura këtë moment dhe me shumë gjasa, e ka porositur më pas në piceri…