Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, vijon që të tërheqë vëmendjen e gjigantit të mediave sociale “Facebook”, me themelues Mark Zuckerberg.

Për herë të dytë, faqja zyrtare “Facebook” ka komentuar në një foto të këngëtares shqiptare, e cila po shijon pushimet në Shqipëri. “Dua Lipa, mbretëresha e Shqipërisë”, shkruhet poshtë fotove të yllit ndërkombëtar të muzikës pop, të shkrepura në bregdetin shqiptar.

Kujtojmë se edhe disa ditë më parë faqja zyrare e “Facebook”-ut kishte komentuar në fotot e Dua Lipës teksa i jepte notën 10.

Dua Lipa ndau disa fotografi në Facebook, ku shkroi: “Mbrëmë rrugës për në festivalin tim të preferuar Sunny Hill Festival”. Komenti që ka bërë Facebook ishte: ”She’s a 10 and she has the perfect fit”, duke tërhequr vëmendjen e shumë ndjekësve.