Blogerja e njohur shqiptare, Megi Pojani, ka ardhur me një “look” të ri. Në faqen e saj në Instagram, Pojani ka treguar ndryshimin e saj në paraqitje.

Megi ka ndryshuar stilin e flokëve, duke i bërë me gërsheta. Me anë të disa fotove të publikuara në Insta Story, Megi jo vetëm që ka treguar ndryshimin e saj, por dhe ka shpjeguar arsyen, duke shkruar:

“Dy vite i mendova t’i bëj, mos t’i bëj këto gërsheta. Është një kohë shumë e gjatë kur e mendon. Sa gjëra u bënë këto dy vjet.

“Mund edhe t’i kisha bërë këto gërsheta. Sepse gërshetat nuk ishin kurrë problemi. Mbase mungesa e gërshetave ishte…”, ishte mbishkrimi i blogeres.

Kujtojmë që Megi Pojani ka qenë protagoniste e mediave kohët e fundit, për shkak të thashethemeve që është në një lidhje dashurie me mesfushorin e Kombëtares, Endri Cekici, por dhe për faktin se ka qenë aktore në video-klipin e fundit të Don Xhonit, “Katile”.