Blogger-ja e njohur shqiptare, Megi Pojani, ka nisur rrugëtimin e saj në “Dancing with the stars”.  Megi është një nga figurat publike më të lirshme e pakomplekse, e cila gjithmon tërheq vëmendje me daljet e saj publike.

Ajo nuk ka zhgënjyer edhe këtë herë. Ajo i ka vënë zjarrin skenës së “Dancing With The Stars” me kërcimin e saj tepër sensual së bashku me balerinin, Jurgen Bala.

Performanca e saj është komentuar pozitivisht nga juria si edhe nga publiku. Megjithatë, mesa duket bukuroshja surprizën më të madhe e ka marrë jashtë skenës.

Në parapaskenë janë realizuar disa foto të cilat po qarkullojnë me shpejtësi në rrjet, ku shihet Megi teksa pozon pranë një buqete të madhe me trëndafila të kuq.

Kudo në rrjet po aludohet se është një surprizë nga futbollisti, Endri Çekiçi, me të cilin Megi po përflitet se është në një lidhje. “News 31” gjithashtu ka zbuluar edhe shkrimin në pusullën që e shoqëronte buqetën. “Të dua, suksese sot e në vazhdim,” -shkruhej në letër.