Moderatorja Dojna Mema dhe partneri i saj, Vlashent Sata u bënë prindër pak ditë më parë. Dojna zbuloi se e kanë quajtur vogëlushin Nolan Sol.

Së fundmi, moderatorja ka ndarë një foto të ëmbël me gjyshin e saj. Gjyshi shihet duke i puthur dorën Dojnës teksa ndodhet e shtrirë në shtratin e spitalit.

Por krahas kësaj fotoje, ajo ajo ka shkruar dhe disa fjalë të ëmbla për të.  “Nuk kam fjalë për ty gjysh! Nolan Sol pastë zemrën tënde dhe respektin e adhurimin që ke pasur gjithmonë për figurën e gruas”, tha ajo.