Aktorja e njohur, Megan Fox dukej në formë të shkëlqyer, pasi u pa me një veshje jeshile që dukej elegante dhe komode për muajt e nxehtë të verës.

Aktorja e “Transformers” kishte veshur një bluzë elegante, e cila i nxirrte në pah barkun e saj të tonifikuar, teksa shtoi pantallona me këmbë të gjera me taka me platforma bezhë dhe një çantë në krah.

Megan Fox i mbante flokët e saj të errëta poshtë mbi supet e saj të zhveshura, teksa ishte në periferi të Kalifornisë Jugore në Pasadena. Veshja ishte e markës së modës “Jacquemus”, shkruan Daily Mail.

Megan mbante edhe bizhuteri të vogla. Pamja vjen pak para se ajo të shkonte në koncertin e të fejuarit të saj, Machine Gun Kelly në Inglewood të Los Anxhelosit.

Aktiviteti u ndoq nga shoku i MGK-së, Travis Scott dhe gruaja e tij e re Kourtney Kardashian e famës së “Keeping Up With The Kardashians.”

Gjithashtu ishin Avril Lavigne me të fejuarin e saj Mod Sun dhe He’s All That aktorja Addison Rae me të dashurin e saj…