Djali i ish-kryeministrit të vendit, Sali Berisha kurorëzoi me dasmë disa ditë më parë dashurinë e tij disa vjeçare me Armina Mevlanin.

Çifti zgjodhi një ambient në periferi të kryeqytetit për të mbajtur dasmën e tyre, teksa në këtë ditë të rëndësishme për ta kishin ftuar rreth 300 njerëz nga politika, arti e media.

Mirëpo, gjatë këtyre ditë kanë qarkulluar shumë foto nga dasma e tyre, teksa pyetja kryesore që kanë ngritur shumë njerëz ka qenë nëse fëmijët e Shkëlzenit nga martesa e parë ishin pjesë e kësaj dasme.

Madje një prej tyre ia bëri këtë pyetje edhe Arminës, në një bisedë virtuale që moderatorja zhvilloi disa ditë më parë me ndjekësit e saj. Ajo konfirmoi prezencën e tyre duke shkruar:

“Sigurisht që Po! Kemi një marrëdhënie shumë të mirë, i kam njohur në moshë shumë të vogël. Tani ata janë rritur dhe gëzuan me ne”.

Ndërkaq, sot po qarkullon në rrjete sociale një foto e Shkëlzenit me të birin, që konfirmon edhe fjalët e moderatores që ai ka qenë i pranishëm në dasmë. Nga fotoja, duket se nipi i ish-kryeministrit Berisha është një kopje e të atit por thjesht… pa mjekër!