Ditët e fundit, në rrjet është aluduar shpesh një romancë mes Lori Hoxhës dhe Romeo Veshajt. Megjithatë, ka qenë vetë Lori Hoxha ajo që duket se iu ka dhënë fund një herë e mirë dyshimeve.

Në postimin e saj të fundit në rrjetin social Instagram, një ndjekëse i ka komentuar “Kunatë me Bora Zemanin të
shkon shumë”.

Dikush tjetër i ka replikuar duke i thënë “Nuk është aq budallaqe sa të lidhet me Romeon”. Pikërisht këtij komenti Lori i ka bërë “LIKE”, duke treguar kështu në një farë mënyre se mes saj dhe Romeos nuk ka asgjë.

Fjalët për një lidhje mes Lori Hoxhës dhe Romeo Veshajt u shtuan shumë pas disa fotografive të shpërndara në rrjet, ku dyshja u panë duke kërcyer së bashku.