Konkurrentja e parë që hyri në emisionin “Përputhen” (sezoni 4), është Xheni Brahaj. Ajo u shpreh se kërkon një partner të pjekur, besnik, punëtor, mendjehapur dhe largpamës për synimet e veta.

Xheni Brahaj tha se ka pasur frikë kur e imagjinonte veten në “Përputhen”, por ishte shoku i saj i ngushtë që e bindi të merrte pjesë.

Por, kjo nuk është hera e parë që Xheni Brahaj na shfaqet në ekran. Në vitin 2017, Xhenin e kemi parë në rolin e Sofies në “Zonë e lirë”, perkrah Arian Çanit.

Asokohe, ajo zgjodhi të mos qëndronte gjatë në këtë emision, duke u shprehur se nuk dëshiron të shfaqet në sytë e publikut vetëm si velinë…

Xheni dhe Arjan Cani