Moderatorja shumë e dashur për publikun shqiptar, Dojna Mema, dhe partneri i saj Vlashent Sata, u bënë prindër më datë 20 gusht, ku mirëpritën fëmijën e tyre të parë. Dojna dhe Vlashenti u bënë prindër të një djali, të cilin e quajtën Nolan Sol Sata.

Një muaj më parë, Nolan erdhi në jetë dhe në këtë ditë të veçantë mami Dojna nuk ngurroi t’i dedikonte fjalët e ëmbla vogëlushit të saj.

“Nje muaj me pare njoha dashurine me te madhe te jetes sime. Tani i kuptoj te gjitha mamate qe kane femijen ne wallpaper”, shkroi Dojna.

Disa ditë më parë, Dojna publikoi në “Instagram” një foto, ku pozonte para pasqyrës e duke vënë në pah barkun e saj.

Krah fotos, moderatorja shkroi: “Jam krenare për trupin tim që për nëntë muaj ishte shtëpia e një qenieje tjetër dhe i dha jetë dashurisë më të madhe times.

Kështu që barkun e maskuar në xhinset dy masa më të mëdha dhe shenjën e operimit i dashuroj në çdo milimeter të tyrin. Faleminderit Zot!”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema)