Reperi i njohur, Noizy (Rigels Rajku) ka bërë së fundmi një njoftim për fansat. Përmes rrjetit social Instagram, ku ndiqet nga rreth dy milionë fansa, Noizy ka bërë me dije se do të tërhiqet për pak kohë nga rrjetet sociale.

Ai thotë se po punon me albumin e ri të quajtur “Alpha”, pas koncertit që organizoi në muajin gusht në Tiranë. “Më duhet të rri një javë pa rrjete sociale për të mbaruar albumin Alpha”, ka thënë ai.

Kujtojmë që Noizy e cilësoi koncertin si momentin më të rëndësishëm të karrierës së tij ndërsa do të vazhdojë dhe vitet e ardhshme.

Siç tha ai, ka shpenzuar mbi gjysmë milionë euro për këtë koncert madhështor. Albumi i ri i Noizyt po pritet me padurim nga fansat e tij…