Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi. nuk është përmbajtur aspak me fotot që ka publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram.

Nora ka zgjedhur një kostum rozë dhe cizme të gjata të zeza, për të kryer setin e radhës fotografik. E ulur ne një karrike, Nora hap këmbët dhe pozon në poza shumë provokuese, duke nxjerr në pah dhe të pasmet e saj.

Këngëtarja ndiqet nga më shumë se 1 milion fansa në Instagram dhe shpeshherë bën bujë me postimet e saj provokuese dhe sensuale në këtë rrjet social.

Kujtojmë se Nora Istrefi, por dhe motra e saj Era Istrefi, janë dy prej këngëtareve që kanë prodhuar hite pas hiteve dhe janë ndër më të dëgjuarat në tregun muzikor shqiptar…