Aktori Bes Kallaku është një personazh tejet i dashur për të gjithë shqiptarët. Me humorin e tij shumë fin dhe të bukur, ai ka fituar zemrat dhe duartrokitjet e publikut në vend.

Përveç skenës, ai ndan momente shumë të bukura edhe në rrjete sociale për të gjithë fansat e tij, teksa është shumë aktiv.

E së fundmi, Besi ka ndarë një foto shumë të bukur nga fëmijëria e tij, ku shihet krah motrës së tij, Anës. Kjo e fundit është tashmë e njohur për publikun, teksa e shohim të prezantojë emisionin ‘Jeto me Orën’ në televizionin RTV Ora.

Besi dhe Ana janë shumë të vegjël në foton e ndarë nga aktori, teksa ai e shoqëron veç me një emoji duke qeshur. Një foto vërtetë e veçantë, ku nëse nuk do ta shpërndante vetë Besi, me siguri nuk do ta njihnim.