Një prej çifteve më të reja të showbizz sqhiptar, janë këngëtari e moderatori Robert Berisha, dhe Laureta Maqedonci. Që kur bën publike romancën dyshja kanë bërë postime të ndryshme ku shihen teksa kalojnë çaste në shoqëri të njëri-tjetrit.

Nuk kanë munguar as ngacmicmet e batutata në rrjetete sociale dhe një të tillë, e ka bërë bukuroshja Laureta, teksa postoi një foto përkrah Robertit. Dyshja shihet teksa shijojnë një darkë së bashku, ku janë të veshur me shumë stil dhe ngjyra të ngjashme.

“Kam nisur që ta vesh me blu që të mos më i bien mësysh”, ka shkruar Laureta sipër fotografisë që realizuar pranë një pasqyre në një restorant.

Kujtojmë që krahas muzikës, Robert Berisha prej kohësh ka filluar të merret edhe me moderim të një prej emisioneve në televizionet e Kosovës.

Berisha ndërkohë më parë ka qenë i martuar me këngëtaren e njohur shqiptare, Nora Istrefi, me të cilën ka një vajzë që Renee.