Bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi ndan me ndjekësit e saj pjesë nga jeta e saj e përditshme, me fëmijët apo me bashkëshortin, aktorin e njohur turk Tolgahan Saysman.

Ditën e sotme, Almeda ka postuar në “Instastory” disa mesazhe në foto e fëmijëve të saj, por dhe vetë bukuroshes. Këto mesazhe, nuk janë aspak të mira, pasi llogari me emrin “martinaa5542”, nuk lë gjë pa i thënë bukuroshes shqiptare.

“Të hëngshin macet Alina”, i shkruan komentuesja në një video të postuar. “Sa e shëmtuar”, i drejtohet përsëri aktores.“Fëmijë i poshtër”, i shkruan në një postim tjetër.

Almeda nuk ka zgjedhur t’i përgjigjet, ndëra në foton e postuar ka shkruar vetëm: “Hahahahha, po pse?”, duke treguar habinë e saj.

Xhelozia dhe zilia e njerëzve shfaqet kudo, sidomos në rrjetet sociale, që janë bërë thuajse të pagjurmueshme me adresat e tyre falco, sic ishte dhe rasti i Martina.

Gjëja pozitive është se Almeda Abazi nuk duket të jetë prekur nga këto mesazhe, por njerëzit duhet të ndërgjegjësohen dhe të shpërndajnë vetëm pozitivitet, pasi gjëra negativ ka pafund në botë, nuk duhet t’i shtojmë…