Gruaja e ish-futbollisti Jamie Redknapp, Frida, duket se është një fanse e filmit “Baywatch”, pasi në pushimet me falmiljen, është veshur me bikini të kuqe.

Modelja suedeze, 38 vjeçw, dhe burri i saj Jamie, që tani është analist futbolli, 49 vjeç, janë në Itali me djalin e tyre nëntë muajsh dhe fëmijët më të mëdhenj nga martesa e Jamie me ish-bashkëshorten Louise Redknapp. Edhe Jamie dukej në formë të shkëlqyer, teksa rrinte mbi supe të djalit të tij Beau, 13 vjeç.

Ndërsa djali tjetër Charley, 18 vjeç, mbajti fëmijën Raphael mbi supe. Ish-futbollisti u martua me Fridën në një ceremoni intime në Londër vitin e kaluar.

Muajin e kaluar, dy djemtë e Jamie, Beau dhe Charley, shijuan pushimet në Mykonos në Greqi, me mamanë e tyre Louise. Duke ndarë fotot e pushimeve, Louise shkroi: “Kalova kohën më të mirë me djemtë e mi dhe miqtë tanë në pushimet tona verore… deri herën tjetër në Mykonos”.

Louise dhe ish-bashkëshorti i saj Jamie Redknapp, u ribashkuan për të festuar diplomimin e Charleyt, përpara se ai të shkonte në universitet.

Është raportuar se Charley po shkon në SHBA për të vazhduar studimet e tij, me Jamie Redknapp që sugjeron se i riu do të ndjekë Universitetin e Arizonës në Tucson. Redknapp i kishte shkruar një foto: “Ndalesa tjetër, SHBA!

Jamie dhe Louise u takuan në vitin 1995 dhe u martuan tre vjet më vonë. Ish-çifti u nda në vitin 2017 pas 19 vitesh martesë. Divorci i tyre u bë zyrtar në vitin 2018.

Jamie filloi të takohej me Fridën në vitin 2020 dhe njoftoi se ajo ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të parë në maj 2021. Jamie dhe Frida u martuan në tetor të atij viti. Besohet se Louise, aktualisht është beqare…