Dyshja Megi Pojani dhe Endri Çekiçi përfliten prej disa muajsh se kanë nisur një lidhje, por asnjëri prej tyre nuk ka pranuar ende asgjë publikisht.

Megjithatë, fansat e tyre janë të bindur se ata janë bashkë, duke marrë parasysh detajet që kanë vënë në rrjete sociale, të cilat tregojnë shumë për ata te dy…

Një ditë më parë, futbollisti i kombetares postoi një fotografi në një ashensor, po ashtu edhe Megi Pojani. Në cep të fotos që publikoi Endri, vihej re një copë e bardhë, e ngjashme me fustanin që kishte veshur Megi.

Kaq mjaftoi që të riktheheshin sërish në qendër të vëmendjes së mediave. Së fundmi, Megi ka provokuar duke postuar një foto ku shihen dy filxhanë çaji.

Ajo shkroi: “Pleqërojmë bashkë.” Çaji është i pandashëm për turqit, dhe përmes kësaj fotoje, Megi ka treguar se ndodhet atje ku luan Endri Cekici…