Moderatorja e njohur e televizioneve shqiptare, si dhe një modele shumë e përfolur, Erjola Doci, i ka mahnitur të gjithë me fotot e fundit të publikuar në rrjetin social Instagram.

Erjola, e cila ndiqet nga më shumë se 140 mijë fansa në Instagram, nuk ngurron aspak të publikojë foto provokuese dhe kështu kanë qenë dhe të fundit.

Me një fustan blu dhe në poza provokuese e shtrirë në disa shkallë, Erjola shkruan: “Po ju, si bini nga shkallët?”

Pak ditë më parë, një deklaratë e Erjola Doçit bëri xhiron e rrjetit në mediat shqiptare. Gjatë një debati i quajtur “veri-jug” në “E diell”, Erjola u shpreh se veriorët i pëlqen më shumë, sepse sipas saj, ata janë analfabetë.

“Unë i adhuroj veriorët se janë analfabetë të adhurueshëm se s’dinë të shkruajnë, të lexojnë. Ideja ime për partner lidhet vetëm me veriun sepse më pëlqejnë që nga mënyra e qëndrimit, prezenca, potenca mashkullore dhe realisht gjej shumë siguri, pa ofenduar jugun”, përfundoi Erjola Doci.