Modelja e njohur amerikane, Khloe Kardashian, ekspozoi linjat e saj mbresëlënëse në një set fotografie të zjarrtë, teksa merrte pjesë në prezantimin e motrës së saj, Kim Kardashian, për linjën e saj të kujdesit të lëkurës “SKKN”.

Bashkëthemeluesja e “Good American” ndau fotografi nga evenimenti, i cili u zhvillua gjatë javës së shkuar. Në Instagramin e saj, Khloe tregoi format fizike fantastike me një veshje që përqafonte trupin dhe kishte një stampim grafik elegant.

Khloe, e cila mbushi 38 vjeçe së fundmi, e shijoi këtë eveniment me motrën e saj më të madhe, Kimora Lee Simmons, vajzën e saj Ming Lee Simmons, aktoren Sara Foster dhe shumë personazhe të tjerë të famshëm.

Modelja amerikane e kombinoi pamjen e saj tërheqëse me taka të larta me majë, si dhe me një sërë rrathësh mbresëlënës ari. Të gjitha anëtaret e familjes Kardashian janë shumë të famshme në Amerikë.

Postimet e tyre në Instagram dhe pjesëmarrjet në evenimente të tillë, gjithmonë shoqërohen me vëmendje të madhe nga mediat dhe nga fansat e tyre, që janë me qindra miliona në të gjithë botën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Khloé Kardashian (@khloekardashian)