Ditë të nxehta vere… Modelja e njohur, Arta Elezaj, vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale. Ndodhemi në një sezon të nxehtë dhe pushimesh dhe e njëjta gjë, është dhe për Artën. Ajo ka publikuar disa foto me bikini nga pushimet.

Bukuroshja e cila u bë e njohur nga seriali “O sa mirë”, po shijon pushimet në një nga bregdetet shqiptare. Së fundmi, Arta ka pozuar me rroba banje, ndërkohë që duket në formë shumë të mirë fizike.

Këto foto, kanë bërë që të komplimentohet në masë nga fansat për fizikun atraktiv e format trupore. Megjithëse nuk e ka prezantuar akoma, Elezaj ditë më parë përmes një imazhi ka lënë të kuptohet se është në një lidhje dashurie.

Nga ana profesionale, momentalisht nuk është e angazhuar në ndonjë projekt të ri. Arta Elezaj ka festuar ditëlindjen e saj dhe pak javë më parë, ku iu organizua një festë e mrekullueshme nën shoqërinë e miqve.

Gjithashtu, Arta Elezaj në ditëlindjen e saj, u befaua me një buqetë të madhe trëndafilash, duke “konfirmuar” se mund të jetë në një lidhje dashurie.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ARTA ELEZAJ (@artaelezaj)