Modelja e njohur, Hailey Bieber, i tregoi burrit të saj Justin Bieber, se e dashuron pafund me anë të një postimi në Instagram. Modelja 25-vjeçare i dhuroi një puthje yllit të popit me origjinë kanadeze, i cili ishte shtrirë në një dyshek yoga në dyshemenë e një palestre.

“Gëzuar ditën e Kanadasë! Puthe një kanadez nëse e di se çfarë është mirë për ty”, ka shkruar modelja poshtë fotos. Hailey kishte veshur xhinse dhe një bluzë të bardhë të shkurtër ndërsa Justin ishte pa bluzë i veshur me një palë pantallona sportiv të shkurtët teksa mbante me pasion kokën e gruas së tij.

Më herët gjatë ditës, themeluesja e “Rhode Skin” u pa në Los Angeles teksa kryente obligimet e sa. Bukuroshja kishte veshur një bluzë të zezë të prerë nga Hyein Seo, e cila tregonte barkun e saj të tonifikuar.

Ndërkohë, Justin ka nisur daljet publike që kur njiftoi se u diagnostifikua me sindromën ‘Ramsay Hunt”. Këngëtari me famë botërore u pa pak ditë më parë me partneren e tij Hailey në “Sushi Park” në Hollyëood.