Edhe Dua Lipa ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë në Prishtinë, ku një 11-vjeçare u abuzua nga 5 persona.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, ka publikuar një foto në “Insta Story” , ku shfaqej një pankartë nga protesta e zhvilluar në Kosovë, në të cilën shkruhej: “Mbrojtje për vajzat dhe gratë”.
Ditën e djeshme u zhvilluan protesta të forta në Prishtinë dhe Tiranë, ku qindra qytetarë pushtuan sheshet kryesore të vendeve, duke kërkuar drejtësi.
Mes tyre ishin edhe personazhe të njohur të showbizit, si këngëtarë, moderatorë dhe aktorë. Kujtojmë që Ekrem Rexhepi, Gent Rexhepi, Xhabir Salihu, Gentrit Jashari dhe Shkëlqim Kameri, janë 5 djemtë të cilët kanë abuzuar seksualisht me 11-vjeçaren. Nga pesë të arrestuarit katër janë të mitur dhe një 27 vjeçar.