Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, ka bërë një status për të gjithë personat që e kanë zili, duke kenë një personazh jo pak i kritikuar prej kohësh.

“Në fund do të të paragjykojnë gjithsesi, ndaj bëj çfarë të duash”- shkruan ajo në një postim në Insastory, duke mos treguar më shumë.

Kujtojmë që Ronela Hajati ka treguar se ‘Eurovision’ përveç lumturisë i ka shkaktuar edhe shumë stres dhe ka përjetuar ditë të vështira.

Ronela është përballur me komente negative dhe kritika nga shumë njerëz, një pjesë e të cilave e kanë konsideruar performancën e saj si “vulgare” dhe “jo të denjë”.

Gjithë presioni dhe mungesa e mbështetjes, sipas saj, i kanë shkaktuar një gjendje emocionale dhe psikologjike të trazuar.

Vetë ajo ka treguar se: “Nuk e keni idenë sesa shumë kam qarë kur mbërrita në Tiranë… Gjithsesi kemi tre jave që vetëm qajmë nga emocionet dhe tani mori fund!”